Maqedoni TOP LAJM

KSHZ: Më 13 dhjetor votohen kryetarët në Shtip dhe Pllasnicë

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vijon organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Shtipit dhe në Komunën e Pllasnicës, pasi krerët paraprak morën funksione shtetërore. Pasardhësit e Bllagoja Boçvarskit dhe Imail Jahoskit do të dihen pas rrethit të parë të zgjedhjeve më 13 dhjetor ose eventualisht pas rrethit të dytë më 27 dhjetor.

Afatin e fundit për paraqitjen e kandidatëve partitë politike partitë politike e kanë deri më 7 nëntor. Partitë politike kandidatët i dorëzojnë te Komisionet komunale zgjedhore dhe jo në KSHZ. Edhe personat të cilët janë me test pozitiv Kovid 19 dhe personat të cilët gjenden në vetëizolim, edhe atyre do t’u mundësohet e drejta e votës. Procedura do të jetë e njëjtë siç ishte për zgjedhjet e parakohshme parlamentare – tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Mandati i dy kryetarëve të rinj do të jetë deri në tetor, atëherë kur sipas Kodit zgjedhor do të duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Partitë politike tashmë kanë konfirmuar se priten ndryshime në modelin zgjedhor lokal. VMRO-DPMNE-ja kërkon vetëm një rreth zgjedhor ndërkohë që të gjithë partitë e tjera janë kundër. Nga ana tjetër, LSDM-ja kërkon zbatimin e modelit me lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash. Zbatimi eventual i këtij modeli, sipas KSHZ-së, duhet të bëhet disa muaj më herët, që të lihet mjaftueshëm kohë për përgatitjet e duhura. Nënkryetarja Ditmire Shehu thotë se, gjithsesi, KSHZ-ja është e gatshme t’i zbatojë zgjedhjet.

Do të ishte mirë që të paktën gjashtë muaj të bëhet ndryshimi i Kodit zgjedhor që ta dimë edhe ne se çfarë ndryshimesh do të ketë Kodi zgjedhor dhe çfarë do të parashohë, duke i përgatitur në fillim komisionet komunale, ashtu edhe këshillat zgjedhor, duke bërë edukime. Gjithashtu edhe qytetarët, është shumë me rëndësi, mënyra e votimit, si do të votohet dhe çfarë do të thonë listat e hapura që në fund të mos kemi shumë fletëvotime të pavlefshme – u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Në të gjithë sferën zgjedhore partitë politike i pret më shumë punë në muajt e ardhshëm. Në janar skadon mandati i anëtarëve të KSHZ-së dhe është njoftuar se do të mendohet një model i ri për zgjedhjen e tyre. Në prill skadon mandati i anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe i anëtarëve të këshillave zgjedhor.

Postime të ngjashme

Radev kërkon kapitull të posaçëm në kornizën e bisedimeve me RMV

T E

Konfirmohen propozim-ndryshimet e ligjeve për shërbimet postare dhe për procedurat tatimore

T E

Editorial: Mickoski të mos i mbrojë të dënuarit, sepse kthehet në rolin e paraardhësit të tij!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...