Shkup, 9 maj – Nga votat e numëruara në 3.270 vendvotime, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate për përbërjen e re të Kuvendit. Pas tij është Koalicioni i kryesuar nga LSDM me vetëm 19 mandate, përderisa koalicioni “Fronti Evropian” i kryesuar nga BDI ka 18 mandate, koalicioni VLEN 13, E majta gjashtë dhe partia ZNAM pesë mandate të deputetëve, njoftoi sonte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Këto janë rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e sotme parlamentare, që u mbajtën njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Me këtë fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa për zgjedhjet. Afatet janë deri më 10 maj deri në orën 19 gjegjësisht orën 23:30.