Agjencia Zhurnal.mk

KSHZ: Nuk kemi filluar me asnjë aktivitet për organizimin e zgjedhjeve

Shkup, 1 qershor – Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot në tërësi ka demantuar thëniet se Komisioni ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, informon Zhurnal.

Aktivitetet e vetme që i kanë ndërmarë nga KSHZ, siç njoftojnë, janë aktivitete lidhur me funksionimin e rregullt.

“Njëherit ju informojmë se KSHZ, në përgjithësi e respekton rregulloren me fuqi ligjore për çështjet lidhur me zgjedhjet nr.442413/1 nga 21 marsi 2020, e sjellur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të cilës KSHZ miratoi konkludim për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e R. e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për më 12 prill 2020 nr 08-1022/1 nga 22 marsi 2020”, thuhet në komunikatën e KSHZ-së./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!