Agjencia Zhurnal.mk.

KSHZ: Pajisjet për identifikim biometrik të votuesve do t’i avancojnë zgjedhjet në tërësi

Shkup, 7 tetor – Në zgjedhjet lokale 2021 në vend për herë të parë vendoset pajisje për identifikim biometrik të votuesve në procedurën për votim. Kjo duhet të avancojë procesin përmes digjitalizimit dhe automatizimit të një pjesë të procedurës, ka bërë të ditur sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Ky Komision Shtetëror i Zgjedhjeve siç tha, e ka atë privilegj dhe përgjegjësi të vendos pajisje për identifikim biometrik të votimit dhe me këtë të bëhet pjesë e avancimit të procedurës së votimit të zgjedhjeve në tërësi.

“KSHZ ka sjell edhe udhëzim mbi mënyrën e vërtetimit të identitetit të votuesit në bazë të së cilës do të zbatojmë edhe simulimin e sotëm të procedurës së votimit”, ka thënë mes tjerash Dashtevski.

Ai ka shtuar se në dhjetë vitet e fundit shfrytëzimi i sistemit biometrik për regjistrim dhe identifikim të votimit është bërë më i përhapur. Qëllimi, siç ka thënë është të sigurohet barazi e votuesve në bazë të parimit një votues- një votë.

“Biometria është teknologjia më e mirë për identifikim dhe kontroll të votuesve dhe e shpejtë në bazë të karakteristikave të saja unikate fizike siç janë shenjat e gishtërinjve. Për identifikimin e votuesve shenjat zbatohen me shenjat referente të dokumenteve të tyre për identifikim që mundëson votuesi të kontrollohet dhe vërtetohet si bartës i identitetit. Në të drejtën e votimit konsiderohet për korrekte nëse i plotëson kushtet për barazi dhe liri, edhe fshehtësia e votimit respektohet”, ka thënë Dashtevski.

Më qëllim informimin e të gjithë të interesuarve për atë se si do të zhvillohet procesi zgjedhor me përdorimin e pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve me shenjat e gishtërinjve që për herë të parë do të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme lokale, KSHZ-ja sot ka organizuar simulim të procedurës së votimit dhe prezantimin e pajisjeve.

Simulimi ka përfshirë edhe të gjitha procedurat gjatë procesit të votimit me aplikimin e masave për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy