Agjencia Zhurnal.mk.

KSHZ porositë Komisionet Zgjedhore t’u mundësojnë qasje mediumeve në vendvotime

Shkup, 25 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) më ashpër i dënon veprimet me të cilat më 17 tetor, në ditën e zgjedhjeve, punonjësve mediatik dhe vëzhguesve të akredituar në zgjedhje u ishte penguar qasja në disa vendvotime.

Si organ më i lartë zgjedhor, KSHZ-ja, siç citohet në kumtesë, u tregon anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe Këshillave Zgjedhore në tërësi t’u bashkangjiten udhëzimeve në materialin edukativ të KSHZ-së dhe në trajnimet të cilat i zbatojnë trajnuesit e certifikuar të KSHZ-së:

“T’u mundësojnë qasje punonjësve mediatik dhe vëzhguesve të akredituar në vendvotim, t’u mundësojnë punonjësve mediatik të incizojnë ose forogrtafojnë në vendvotim, duke mbajtur llogari për fshehtësinë e votimit dhe të dhënat personale të votuesve (në këtë kuptim, nuk lejohet incizimi dhe fotografimi i votuesve pas paravaneve për votim dhe të dhënat personale të votuesit të cilat janë përmbajtur në pajisjet për identifikim biometrik të votuesve dhe certifikatat nga lista e votimit) dhe mund të japin deklaratë për mediat e cila përmban informata teknike rreth votimit”, potencohet në kumtesë.

Për KSHZ-në transparenca e procesit të tërësishëm zgjedhor është parim nga vlera e jashtëzakonshme, potencojnë nga Komisioni.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky