KSHZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Pas hapjes së materialit të votimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e hodhi poshtë kundërshtimin e BDI-së, e cila kërkoi rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Pas rivotimit në këtë vendvotim më 22 maj, koalicioni i BDI-së humbi një deputet. BDI u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim.

Pas rinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal.

Pas refuzimit të ankesës së BDI-së ishin 6 vota dhe vetëm nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, votoi për pranimin e ankesës.

Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, tani ka afat 24 orësh për të paraqitur padi në Gjykatën Administrative dhe Gjykata merr vendim brenda 48 orëve pas paraqitjes së kërkesës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More