KSI: Gjendja epidemiologjike në vend është stabile

Shkup, 19 korrik  – Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar gjendjen epidemiologjike në vend, me çrrastë ka konstatuar se ka një rritje të lehtë të të prekurve nga Kovid-19 dhe atë në Shkup dhe Tetovë. Sipas analizave të KSI-së rritja në Tetovë është shënuar për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve gjatë ahengjeve familjare të organizuara në ambiente të mbyllura.

 

Megjithatë sipas Komisionit në fjalë edhe përkundër rritjes së lehtë të rasteve gjendja në vend është stabile dhe nëpër spitale nuk ka presion. KSI-ja vlerëson se për momentin mbeten masat aktuale dhe nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet, me çrrastë do të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Related posts

Danimarka nuk e pranon vaksinën “Astra Zeneca”, nevojitet PCR test negativ

Redaksia

Kurti arriti në Shkup, Zaev e pret me ceremoni shtetërore

D V

ASH-ja kritikon institucionet për situatën me virusin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More