KSI planifikon masa për mbrojtje nga Delta, lloji i ri i korona virusit

Shkup, 2 korrik – Komisioni për sëmundje ngjitëse të hënën do të bisedojë për vendosje të masave në lidhje me mbrojtjen e kufirit kundër përhapjes së llojit dellta të koronavirusit, i cili përhapet nëpër Evropë dhe do të vlerësojë nëse testet janë masë e vërtetë me të cilën do të mund të mbrohemi, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se tani për tani nuk planifikohen restriksione tjera.

 

Ai potencon se për momentin Ministria më së shumti është fokusuar në vaksinimin dhe pret deri të premten e ardhshme të vaksinohen rreth 500.000 qytetarë.

“Tani jemi të fokusuar në vaksiniminim, i cili zhvillohet në të gjitha pikat në vend. Janë shpërndarë të gjitha vaksinat, sipas numrit të qytetarëve të paraqitur. Të martën do të përfundojë vaksinimi i të gjithë qytetarëve të paraqitur në të gjitha qytetetet, përveç në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Në këto tre qytete do të vaksinohen të gjtihë qytetarët e paraqitur deri të premten e javës së ardhshme. Që do të thotë se numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar do të jetë rreth 500.000 mijë. Konsiderojmë se kjo është e pamjaftueshme dhe e shfrytëzojmë çdo rast të apelojmë qytetarët të paraqiten për vaksinim”, deklaroi Filipçe, i cili tha se në rritjen e numrit të personave të imunizuar duhet të kontribuojë edhe vaksinimi në terren, i cili tashmë ka filluar te ne.

Ai potencon se vaksinimi në terren do të intensifikohet javën e ardhshme dhe do të kontribuojë të vaksinohen banorët të cilët janë të sëmurë kronik dhe të palëvizshëm, ndërsa të cilët jetojnë në vende të largëta rreth qyteteve të mëdha.

“Të hënën do të kemi mbledhje me drejtorët e të gjitha shtëpive shëndetësore. Kanë mbërritur frigoriferët e vegjël, të cilët duhet të jenë pjesë e pajisjes për vaksinimin në terren”, tha Filipçe.

Në lidhje me vaksinimin e shtatzënave dhe nënave gjidhënëse, ministri potencoi se qëndrimi i Komitetit profesional është se për to duhet të preferohet vaksina e “Fajzer”.

“Nuk ka kundërindikacione për asnjë vaksinë, por jepet përparësi e vaksinës “Fajzer”, tha Filipçe.

Related posts

Këshilli i Evropës shpreh ngushëllime për zjarrin në Tetovë

N E

MPB furnizohet me 40 dregerë të rinjë

Z H

Qeveria miratoi përkrahje prej 2.460.000 denarë për 80 ciceronë të licencuar turistikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com