Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

KSL do të kërkojë përjashtim të gjyqtarit Zikov nga kontestet për marrëdhëniet e punës

Shkup, 23 shkurt – Konfederata e Sindikatave të Lira sot akuzoi se gjyqtari, Sande Zikov vepron në mënyrë joprofesionale në procedurat e ngritura nga përfaqësuesit e sindikatës.

Në konferencën e sotme për shtyp para Gjykatës së Apelit në Shkup, përfaqësuesit e sindikatës thanë se Zikov merr vendime në dëm të punëtorëve dhe përfaqësuesve të sindikatës.

I theksuan dy raste me përfaqësuesin sindikal të “Ujësjellësit”, Zoran Dionisiev dhe me përfaqësuesin e sindikatës së burgjeve, Stojançe Jovanovski, në të cilat vendosi gjyqtari Zikov.

“Zoran Dionisijev, përfaqësuesi sindikal i “Ujësjellësit” Shkup, i cili është kryetar edhe në një nivel më të lartë pushohet nga puna kundër Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe konventat e ONP-së dhe për të njëjtën gjë fillon procedurë gjyqësore. Gjykata e shkallës së parë dy herë mori vendim pozitiv, ndërsa në gjykatën e shkallës së dytë, gjyqtari Sande Zikov e ktheu vendimin dhe vendosi që liderët e sindikatës mund lirisht të pushohen nga puna”, theksuan përfaqësuesit e sindikatës.

Sipas tyre, gjyqtari Zikov e keqpërdor pozitën e tij dhe nuk e respekton ligjin e punës dhe konventat ndërkombëtare.

Paralajmëruan se do të paraqesin ankesë në Këshillin Gjyqësor për përjashtimin e gjyqtarit Zikov për udhëheqjen e mosmarrëveshjeve nga fusha e marrëdhënieve të punës, ndërsa për rastin do t’i informojnë edhe ministritë kompetente, kryeministrin dhe Presidentin e vendit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...