KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Shkup, 28 korrik – Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut (KSL) njoftoi se “ashpër e kundërshton” deklaratën e kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev se korrupsioni nuk ekziston në eshalonët e lartë të pushtetit, por te administratorët.

 

Në kumtesën e sotme të KSL-së në të cilën i drejtohen kryeministrit Zaev, bëhet e ditur se korrupsioni në eshalonët më të lartë të pushtetit ekziston, që sipas tyre, e dëshmojnë raporte të shumta në mesin e të cilëve edhe ai i Transparensi Interneshënëll dhe i Departamentit të Shtetit.

“Çka do që thoni, kujtdo që ia hidhni fajin, Qeveria Juaj, bashkë me ministritë dhe organet shtetërore janë ato që janë të korruptuara. Vetë korrupsioni rrjedh nga të zgjedhurit e kryeministrit të cilët bëjnë presion politik ndaj të punësuarve në sektorin publik. Korrupsioni asnjëherë nuk mund të ndodh nga poshtë lartë, por anasjelltas, sepse furnizimet publike dhe tenderët janë në duart e funksionarëve të cilët janë zgjedhur nga ana e Qeverisë”, theksohet në kumtesën e KSL-së.

Nga KSL mes tjerash theksojnë se shumë herë në të kaluarën kanë thënë se nga 120.000 të punësuar në sektorin publik, 58.000 administratorë të punësuar marrin pagë prej 15.000 deri 17.000 denarë, shumë me të cilën, sipas tyre, nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet themelore për jetë, duke pasur parasysh atë se “kemi shtrenjtim të pjesës më të madhe të produkteve të cilat na nevojiten që të mbijetojmë”.

“Në vend se të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani rrogat dhe përfundimisht bëni digjitalizimin e administratës dhe ndërpritni presionin ndaj tyre përmes këtyre deklaratave. Nëse vazhdoni kështu t’i akuzoni administratorët, së shpejti do të përballeni me revoltën e tyre e cila besoni se aspak nuk do të reflektojë mirë ndaj funksionimit të sistemit të shtetit, e porosisin në kumtesën nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut kryeministrin Zoran Zaev.

Related posts

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit

Z H

Dendias vjen në Shkup, do të bëhet evaluim i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës

Redaksia

RMV/ Prej nesër nis vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri 16 vjeç

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com