Agjencia Zhurnal.mk

Kthehen garat evropiane pas 5 muajve, sot luajnë Man Unitedi e Interi

Pas pesë muajve pa dy garat prestigjioze të Evropës për klube – Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve – sonte do të zhvillohet katër ndeshjet e para evropiane që nga rinisja e sezonit.

Garat evropiane hapen sonte dy ndeshje në orën 18:55 dhe dy të tjera në orën 21:00 – të gjitha, përveç Interit dhe Getafes në kuadër të ndeshjeve kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Evropës, transmeton Gazeta Express.

Dy ndeshjet e para që e rinisin sezonin në Ligën e Evropës janë përballja mes Kobenhavn dhe Basaksehir, e më vonë ajo mes Shakhtar Donetskut dhe Wolfsburgut.

Në orën 21:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera, ajo mes Interit dhe Getafes dhe tjera mes Manchester Unitedit dhe LASK.

Inter – Getafe

Interi dhe Getafe takohen të mërkurën në Gjermani për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës. Kjo është ndeshja e parë dhe e vetme që dy klubet do ta zhvillojnë në kuadër të fazës së 1/8 të finales, pasi ndeshja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Shumica e përballjeve të tjera veçse e patën zhvilluar ndeshjen e parë para ndërprerjes së sezonit, mirëpo Interi dhe Getafe do ta zbulojnë fituesin me këtë përballje të vetme e cila do të zhvillohet në Gjermani, ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e fazave të mëtutjeshme të Ligës së Evropës.

Interi e ka fituar vetëm njërën nga 12 ndeshjet e fundit kundër klubeve spanjolle në gara evropiane, mirëpo kjo do të jetë hera e parë që Getafe përballet me një klub italian.

Manchester United – LASK

Manchester Unitedi veçse është me një këmbë në çerekfinale, pasi që ndeshjen e parë kundër LASKut e fitoi me rezultat 5:0 në Austri.

Djajtë e Kuq kanë rekord më të mirë kundër klubeve austriake në garat evropiane (tetë fitore, 1 barazim – 22 gola të shënuara, vetëm 1 e pranuar) sesa kundër klubeve të cilitdo vend tjetër në Evropë.

Herën e fundit që Manchester Unitedi i arriti çerekfinalet e Ligës së Evropës ishte në sezonin 2016/17, kur e fituan turneun në sezonin e parë të Jose Mourinhos në klub.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...