Maqedoni

Kthehen linjat e rregullta të autobusëve Prishtinë – Shkup

Zhurnal Ads

Shkup, 12 tetor – Me mundësinë për kalimin e kufirit në Han të Elezit pa testin PCR për qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, janë rikthyer edhe linjat e rregullta të autobusëve Prishtinë-Shkup.

Kështu është bërë e ditur nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, të cilët në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online Insajderi, deklaruan se “Linjat për Maqedoninë e Veriut sot kanë filluar të realizohen sipas orarit”.

Tutje njoftohet se udhëtarët duhet t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Për ndonjë masë shtesë për parandalim të përhapjes së virusit nuk kemi, përveç rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që janë aktuale. Stacioni ju ofron vetëm shërbime të peronizimit dhe parkingut”, thuhet në përgjigjen e tyre drejtuar redaksisë.

Nga sot kufiri midis Kosovës dhe Maqedonisë Veriore është hapur për udhëtarët pa testin PCR për COVID-19, që për muaj me radhë kërkohej të ishte jo më i vjetër se 48 orë.

Vendimin për lejimin e kalimit të kufirit pa këtë test, autoritetet maqedonase e morën javën që shkoi por hyri në fuqi nga sot, më 12 tetor.

Ky vendim vlen për të gjitha vendet e rajonit, ku përveç Kosovës përfshihen edhe Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Postime të ngjashme

Shtresa e mesme më e prekur nga korona, reduktohet importi dhe eksporti – rezultat i “Lock down-it”

admin

Dr. Aurora Meta: Ta luftojmë bashkërisht COVID-19 !

R ZH

Nga 23 shtatori kthehen në punë të gjitha grupet e liruara si pasojë e pandemisë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...