Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Ktheu banesën në bazë të shpërndarjes së drogës, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar mëngjesin e kësaj të enjte operacionin e koduar “Collaboration 2”. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar 32-vjeçarin D.D., të cilit i është kapur një sasi lënde narkotike.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike”, njofton Policia.

Më tej shtohet se aktiviteti kriminal zhvillohej në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, të cilën 32-vjeçari e kishte kthyer në bazën e shpërndarjes së kanabisit.

Policia gjatë konotrollit në banesë gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Postime të ngjashme

Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...