Agjencia Zhurnal.mk

Kthimi i “Anti- Shpifjes” në Kuvend, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet vendimin e Metë

Tiranë, 15 janar – Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet vendimin e Presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Paketës “Anti-shpifje”.

Ajo e cilëson si një sukses të Shoqatës së gazetarëve profesionistë në Shqipëri. Federata Ndërkombëtare e gazetarëve shprehet se ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit.

”Një sukses për Shoqatën e Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vënë veton ndaj një pakete të diskutueshme të ligjit “anti-shpifje”, që do të ngulfasë mediat në internet. Kjo vërteton se sindikatat kanë fuqinë për të mbrojtur #Lirinëeshtypit!”- thotë Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

Meta dekretoi kthimin për rishqyrtim të Paketës Anti- Shpifje me pretendimin se cënon të drejtën kushtetuese të lirisë së fjalës dhe medias, duke radhitur dhe argumentat ligjorë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...