Agjencia Zhurnal.mk

“Kthimi i automjeteve”, Bozhinovski: Skandaloze janë përplasjet në Qeverinë teknike

Shkup, 13 janar, zhurnal.mk – Ministri teknik i MPB-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së përmes telegramit i ka njoftuar shërbimet e MPB të ndërmarrin automjetet që janë dhënë për përdorim sigurimit të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit dhe zëvendësministres së MPB-së, Slavjanka Petrovska.

Në telegram është thënë se automjetet duhet të kthehen të premten që shkoi. Arsyetimi i Çulev për këtë kërkesë ka qenë se automjetet po përdoren në mënyrë të papërgjegjshme.

Zëvendësministrja Petrovska vërtetoi se ka pasur telegram, që sipas saj duhet të kthehen automjetet në MPB.

Është telegrami i dytë të cilën e dërgon ministri Çulev. Më herët, ai përmes një telegrami dha urdhër të mos dorëzohen vendimet për punësime të nënshkruara nga Oliver Spasovski.

Një ndër 35 automjetet që ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev ka kërkuar të kthen është edhe automjeti që e përdor presidenti, Stevo Pendarovski.

“Jemi njoftuar se ka komunikim të brendshëm në kuadër të MPB-së, ku kërkohet kthimi i një automjeti që e përdor kryetari i shtetit. Nuk e dimë se cili është motivi, por theksojmë se siguria e kryetarit është obligim ligjor i MPB-së”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Nga ana tjetër eksperti juridik, Andrej Bozhinovski për Zhurnal shprehet se Ministri Çulev po sillet në mënyrë destruktive dhe konfuze. Ai thotë se në vend që të kërkon vetura zyrtare për këshilltarët e tij, ai duhet të iu bëj me dije se mund të shfrytëzojnë transportin publik.

“Ministri teknik në manirin e VMRO-DPMNE-së po sillet në mënyrë destruktive dhe konfuze. Ministri teknik harron se qytetarët si taksapagues janë në vend të parë dhe në vend që të kërkon vetura zyrtare për këshilltarët e tij, mund ta shfrytëzojnë transportin publik. Janë skandaloze përplasjet partiake në qeverinë teknike. Kjo është një fotografi për atë se çfarë na pret nëse VMRO-DPMNE fiton në zgjedhje”, ka deklaruar për Zhurnal, eksperti juridik, Andrej Bozhinovski.

Ndryshe, automjetin që e përdorë presidenti Stevo Pendarovski, kurse ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev e ka kërkuar ta kthejë në MPB, ka qenë në kabinetin e Presidentit që kur Gjorge Ivanov ishte në funksion.

Pendarovski prej se ka ardhur në funksion nuk ka kërkuar automjet shtresë dhe gjithashtu as MPB nuk i ka dhënë automjet për përdorin.

Nëse janë të sakta deklarimet e ministrit Çulev se automjetet e MPB-së janë përdorur për qëllime private, atëherë keqpërdorim ka bërë edhe ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Sipas telegramit të ministrit Çulev, Pendarovski duhet të kthejë një automjet nga 35 automjetet e MPB-së nëpër institucionet tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...