Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kthimi në atdhe i fëmijëve nga Siria. Ambasadorja amerikane: E mrekullueshme t’i shohësh të çliruar nga ISIS! Të vijohet më tej

Zhurnal Ads

Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur një lajm shumë të mirë rikthimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga Siria. Ajo thotë se duhet të vazhdohet me këto hapa.

“E mrekullueshme të shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të vijojnë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan ajo në twitter.

Kujtojmë se dje Floresha Rasha bashkë me fëmijët, Amarin, Emelin dhe Hatixhenë dhe Endri Dumanin u kthyen në Tiranë pas shumë vitesh në kampin al Hol.

Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për t’i sjellë fëmijët dhe Floreshën në Tiranë. Ndërkohë që kthimi në Shqipëri i tyre ka kaluar përmes vështirësish të shumta në territorin Sirian kontrolluar nga Kurdët. I dërguari i Top Channel në Liban, Muhamed Veliu përcolli hap pas hapi kthimin e tyre në Tiranë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Megan Thee Stallion i futet botës së modës, 1.2 milion shitje që ditën e parë

S.B.

Tayna me imazhe të tjera nga seti i ri fotografik përmes të cilit vë në fokus linjat trupore

S.B.

Noizy del kundër protestës: Është bërë politike, më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

S.B.

Kevini i “Home Alone” mbështet zërat për largimin e Trump nga filmi

S.B.

Gold AG fton publikisht në debat Valon Sylën: Dua të flas në emër të shqiptarëve të diasporës

S.B.

Dua Lipa me dy këngë në top listën zyrtare të 10 këngëve më të mira të momentit në Britani

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...