Shqipëri

Kthimi në shkollë/ Ministrja Shahini publikon videon: Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë!

Zhurnal Ads

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka vijuar me publikimin e videove sensibilizuese që përcjellin mesazhe të qarta në lidhje me domosdoshmërinë e përshtatjes ndaj rregullave të distancimit fizik gjatë rikthimit në shkollë.

“Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët”, shprehet Shahini për sa i përket mënyrës së lëvizjeve brenda ambienteve të shkollës.

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të, ndërsa rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara në ambientet e brendshme të shkollave. Qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, komunikimi, në rast nevoje i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2666376250286138

Postime të ngjashme

DW: Shqiptarët të tretët në trafikun e drogës në Gjermani. Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në rritje

S.B.

Pamje nga brenda spitalit COVID4, mjekja: Janë 110 shtretër të lirë

S.B.

Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka masa të reja, vijon ndalimi i grumbullimeve e lëvizja 22:00-06:00

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...