Ku do na çojë retorika bullgare!

nga Redaksia

Shkup, 16 qershor – Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov së fundmi është kërcënuar se do të kërkojë që Bullgaria të vendos veto deri sa të jet në qeveri VMRO DPMNE e Mickoskit. Ai akuzon bullgarët se janë tepër të butë në çështjen e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër partia maqedonase vazhdon me inatet e saj dhe situata shkon në një fund pa krye, “Zhurnal.mk”.

Rritet presioni bullgar ndaj Shkupit zyrtar

Në televizionin bullgar “Bulgaria ON AIR”, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov edhe një herë u shpreh për temën e tij të preferuar – “Maqedonia”, kësaj radhe duke shprehur hapur armiqësi ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
“Duke pasur parasysh politikën që po ndjek (Qeveria e Maqedonisë – v.j.) për të njollosur dhe fyer Bullgarinë, Bullgaria duhet të veprojë shumë më radikalisht. Duhet të hyjmë në rolin tonë, sepse nuk është Bullgaria ajo që aplikon për anëtarësim, por Shkupi. Po të isha unë kryeministër bullgar, pas këtij vendimi (për Ljupço Georgievskin, kryetar i klubit të ndaluar ‘Vanço Mihajllov’ në Manastir – v.j.), do të deklaroja drejtpërdrejt se i ndërpresim negociatat dhe vendosim veto për Maqedoninë, derisa ajo të udhëhiqet nga qeveria e Hristijan Mickoskit”, deklaroi lideri i partisë jashtëparlamentare VMRO-BND.
“Autoritetet në Shkup nuk do të respektojnë asgjë, sepse shohin që shteti bullgar nuk ekziston. Ata shohin se politikanët bullgarë janë të preokupuar me atë se kush mund të vjedhë më shumë nga vetë shteti. Ata nuk i mbrojnë interesat e bullgarëve në Bullgari. E shohin shumë mirë se për temën ‘Maqedonia’, politikanët bullgarë – përfshirë edhe qeverinë e fundit – bëjnë atë që u thuhet nga diku në Bruksel ose atë që u sugjeron ndonjë funksionar – qoftë nga Brukseli apo nga ndonjë ambasadë”, u shpreh me vendosmëri Karakaçanov, shkruan “Zhurnal.mk”.

Dënohet themeluesi i një klubi bullgar në Manastir

Gjykata Themelore e Manastirit ka dënuar kryetarin e klubit bullgar “Vanço Mihajlov” – Manastir, Ljupço Gjorgievski me një vit burg me kusht, nëse prej dy vitesh nuk e përsëritë veprën penale të glorifikimit të figurës dhe veprave të udhëheqësit kontrovers të VMRO-së, Ivan Mihajlov.
Prokuroria Publike e Manastirit është kategorike se është e kënaqur me vendimin për fajësi, por thekson se do të vendosë shtesë nëse do të apelojë lartësinë e dënimit në gjykatën e shkallës së dytë në Manastir.
Akuzat kundër Ljupço Gjorgievskit u ngritën për veprën penale të vazhdueshme “Nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare” dhe për veprën penale të vazhdueshme “Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik” nga Kodi Penal.
I pandehuri i pezulluar, Georgievski, njoftoi në televizionin kombëtar bullgar për vendimin duke thënë se se ata do të kërkojmë drejtësi kudo, përfshirë edhe para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, shkruan “Zhurnal.mk”.

Me inate e nervozë nuk zgjidhet problem!

Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, mban një qëndrim të palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese.
Mickoski vazhdimisht thotë se “nuk beson në një zgjidhje të shpejtë”, dhe nuk do t’i “turpërojë qytetarët maqedonas, e as identitetin e tyre”.

Në zgjedhjet e majit të këtij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë. Kryeministri Mickoski e bëri të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”, që Parlamenti maqedonas e votoi në korrik të vitit 2022.

Zgjidhja që po kërkohet nga Shkupi ka të bëjë me kërkimin e një garancie që pala bullgare të mos e bllokojë më tej Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, deri më tani, nuk ka garanci nga BE-ja nëse Bullgaria nuk do ta bllokojë sërish Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj eurointegruese.

Por nëse nuk bëhen lëshime nga njëra apo tjetra palë, do të jetë vështirë që të ketë një zgjidhje përfundimtare. Nëse kemi qëndrime të kundërta, shtrohet pyetja se kush ka argumente më të forta? Nëse ne kërkojmë nga Bullgaria të pajtohet me anëtarësimin tonë, atëherë do të jetë vështirë për ta bindur palën bullgare që të lëshojë pe. Megjithatë, që të arrihet diçka e tillë, duhet angazhim i madh diplomatik. Kjo faktikisht nuk po ndodh, pasi nuk kemi një përafrim, apo një përpjekje për ta zbutur antagonizmin që paraqitet si rezultat i kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër.

Bashkimi Evropian ka shprehur shpresën se Maqedonia e Veriut do t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ta përfshijë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës së vendit.

Çdo shtet ka të drejtë të paraqesë “vija të kuqe”, por kur është fjala për integrimin evropian, kërkohet gatishmëri për “beteja diplomatike”. Çdo shtet që është pranuar në Bashkimin Evropian ka bërë kompromise. Nëse Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të bëjë kompromise me ato vijat e kuqe që i ka paraqitur, do të jetë problem vërtet i madh, sepse këto vija të kuqe ndeshen me vijat e kuqe të palëve të tjera të shteteve anëtare të BE-së dhe kjo mund ta komplikojë situatën edhe më shumë.

Të gjithë përfaqësuesit e BE-së, përfshirë edhe komisonaren e zgjerimit, Marta Kos, kërkojnë atë që vendi është zotuar se do ta bëjë. Kjo është pika kyç në këtë proces. Duhet të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të dhjetorit, por duket se ende s’ka atmosferë për këtë gjë. Prandaj përderisa rritet inati maqedonas i qeverisë së Mickoskit, nga ana tjetër rritet propaganda de retorika nacionaliste bullgare. E gjithë kjo nuk do të na çojë askund, përveç se në një qorrsokak të ri dhe në humbje kohe ngjashëm sikur me Greqinë. Duhet të kapërcehen inatet personale dhe të lihet anash retorika nacionaliste, që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More