“Ku e lam e ku na mbeti” ligji për nënshtetësi?

Shkup, 24 gusht – Ligji për shtetësi në Maqedoninë e Veriut është një nga ligjet më të debatuar që ka shkaktuar reagime dhe tensione të shumta në vend, e që e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa dispozitave që ka përmbajtur ajo, të cilat janë cilësuar diskriminuese pasi ajo më së shumti ka goditur shqiptarët, duke u mohuar atyre marrjen e një dokumenti kaq të rëndësishëm, por që ndryshimet e fundit kanë lehtësuar procedurat për marrjen e saj.

 

Ndonëse shtetësia është marrëdhënie juridiket mes individit dhe shtetit, e njejta gjë nuk mund të thuhet se vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi shtetësia këtu është më shumë se juridike që lidhet direkt me çështjet etnike, e gjithë kjo ka ndikuar që ky ligj të komplikohet dhe mos ti jepte zgjidhje për një kohë të gjatë, shkruan Zhurnal.

Ligji i parë për shtetësi në vendin tonë është miratuar në 27 tetor të vitit 1992, ku në bazë të saj përcaktoheshin kushtet që çdo person duhet ti plotësoj që të bëhet shtetas i Maqedonisë së Veriut, por ky ligj u kundërshtua fuqishëm nga shqiptarët në atë kohë pasi dispozitat e saj privonin shumë persona nga kjo etni që të merrnin atë.

Kështu me qëllim “rregullimin” e këtij ligji diskriminues, janë ndërrmarrë disa ndryshime si ai i vitit 2004, 2008, 2011, 2016 dhe ky i fundit i vitit 2021. Ndryshimi i fundit u inicua nga opozita shqiptare ASH-AAA, e cila hasi në pengesa të fuqishme nga opozita maqedonase të cilat parashtruan mijëra amandamente me qëllim bllokimin e miratimit të saj. E gjendur në këtë situatë opozita shqiptare u kundërpërgjigj me bllokimin e funksionimit të parlamentit përmes parashtrimit të mijëra amandamenteve për ligjet të cilët silleshin në kuvend për miratim.

Me anë të një marrëveshje politike u arrit dakordësia që opozita shqiptare të zhbllokonte parlamentin, ndërsa në anën tjetër shumica parlamentare merrte përsipër sjelljen e ligjit për miratim. Këtë gjë ata e bënë duke i vendosur ligjit flamurin europian i cili ishte imun ndaj bllokimeve të opozitës e kështu në korrik të këtij viti me 57 vota pro dhe 32 kundër u ajo miratua.

Nuk dihet ende sakt se sa persona nuk kanë shtetësi në Maqedoninë e Veriut, por ky numër besohet së është në rreth 3000, ku 800 kanë lindur këtu, por që të njejtët kurr nuk kanë mundur që të marrin shtetësinë.

Kërkesa për tu pajisur me shtetësi bëhet pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila është edhe përgjegjësja për pajisjen e qytetarëve të vendit tonë me dokumente personale, shkruan Zhurnal.

Shtetësia e Republikës së Maqedonisë fitohet nga:

1) origjina,
2) lindja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
3) natyralizimi dhe
4) marrëveshjet ndërkombëtare.

Marrja e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut në bazë të natyralizimit sipas ligjit të vitit 1992:
1) të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
2) deri në paraqitjen e kërkesës të ketë qëndruar në territorin e Republikës së Maqedonisë për të paktën 15 vjet pa ndërprerje;
3) të jetë i shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht;
4) të ketë siguruar një apartament dhe një burim të përhershëm fondesh;
5) kundër tij mos të ketë procedurë penale në vendin në të cilin është shtetas ose në Republikën e Maqedonisë;
6) të zotërojë gjuhën maqedonase;
7) fitimi i shtetësisë së tij / saj të Republikës së Maqedonisë nuk rrezikon sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë; dhe
8) të ketë lirimin nga shtetësia e huaj, dmth dëshmi se ai / ajo do të marrë lirimin nëse pranohet si qytetar i Republikës së Maqedonisë.

Kushtete e marrjes së shtetësisë pas ndryshimit të Ligjit për Shtetësi më 29 korrik të vitit 2021:
Brenda tre vjetëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, një qytetar i një republike tjetër të ish-RSFJ -së dhe një qytetar i ish-RSFJ -së i cili ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë deri më 8 shtator 1991, gjegjësisht deri në shpalljen e pavarësisë të Republikës së Maqedonisë, merr nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të këtij ligji, nëse ata i paraqesin një kërkesë autoritetit kompetent dhe i bashkëngjitin kërkesës të paktën një nga dokumentet e mëposhtëm në origjinal ose një kopje të vërtetuar nga një noter publik, i lëshuar nga një organ ose person juridik në Republikën e Maqedonisë në periudhën e përcaktuar në këtë paragraf:

1) certifikatën e lindjes;
2) dëshmi të vitit shkollor të përfunduar (certifikatë ose diplomë);
3) dëshmi të punësimit të krijuar me formularin M1 / M2;
4) fletore pune;
5) vërtetimin e taksës së paguar në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi në atë kohë në Republikën e Maqedonisë, dmth dëshmi e pagesës:

  • tatimi mbi të ardhurat personale të punëtorëve,
  • tatimi mbi të ardhurat personale nga kryerja e veprimtarisë bujqësore,
  • tatimi mbi të ardhurat personale nga kryerja e pavarur e veprimtarisë ekonomike dhe profesionale,
  • taksa mbi honoraret, patentat dhe përmirësimet teknike,
  • tatimi mbi të ardhurat nga prona dhe të drejtat mbi pronën,
    tatimi në pronë dhe
  • tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratën,
    6) vendimi i tatimpaguesit nga Zyra e të Ardhurave Publike;
    7) dëshmi e faturës së paguar për shërbimet e mëposhtme:
  • energji elektrike,
  • ngrohje,
  • ujë,
  • shërbimet telefonike;
    8) pasaporta e lëshuar nga ish-RSFJ ose Republika e Maqedonisë;
    9) Kartën e identitetit të lëshuar nga ish RSFJ ose Republika e Maqedonisë;
    10) Kartë identiteti për të huajt;
    11) kartelë shëndetësore;
    12) raport, konfirmim, letër lirimi ose dokument tjetër që vërteton se është kryer trajtimi në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë;
    13) posedimi ose lista e pronës në emër të aplikuesit;
    14) librezë kursimi për depozitimin e kursimeve në një bankë (person juridik) të themeluar nga Republika e Maqedonisë në përputhje me ligjin;
    15) dëshmi të tjera të lëshuara nga organet kompetente shtetërore të cilat do të konfirmojnë qëndrimin e përhershëm në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe
    16) certifikatat e lëshuara nga 1991 deri në 1998 për personat e lindur midis 1984 dhe 1991

Kështu në ligjin e ri hiqet njohja e gjuhës maqedonase si kusht për marrjen e shtetëisë, dhe në të njejtën kohë shtohen kriteret dhe lehtësohen procedurat për marrjen e saj, shkruan Zhurnal.

Shtetësi të Republikës së Maqedonisë me natyralizim mund të fitojë, në bazë të këti ligji, shtetasi i huaj i cili personalisht ka parashtruar kërkesë për marrje të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kushtet e para para për marrjene nënshtetësissë së kësaj kategorie:
1) ti ketë mbushur 18 vjet;
2) deri në parashtrimin e kërkesës në mënyrë ligjore të ketë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së paku shtatë vjet;
3) të ketë siguruar banesë dhe burime të vazhdueshëm të mjeteve për ekzistencë në lartësi që mundëson siguri materiale dhe sociale me kushtet e përcaktuara me ligj;
4) në Republikën e Maqedonisë dhe në shtetin shtetas i të cilit është të mos jetë dënuar me burg në kohëzgjatje prej së paku një viti, për vepra për të cilët ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe të cilët janë ndëshkuese sipas rregullave të Republikën së Maqedonisë së Veriut;
5) kundër tij të mos mbahet procedurë penale në Republikën e Maqedonisë dhe në shtetin shtetas i të cilit është;
6) ta zotërojë gjuhën maqedonase deri në atë shkallë sa të mund të kuptohet lehtë me rrethin;
7) të mos i jetë shqiptuar ndalim për qëndrim në Republikën e Maqedonisë;
8) pranimi i tij në shtetësi të Republikës së Maqedonisë të mos e rrezikojë sigurinë e Republikës së Maqedonisë;
9) të nënshkruajë betim se do të jetë qytetarë lojal i Republikës së Maqedonisë dhe
10) të ketë hequr dorë nga shtetësia e deritanishme ose të dëshmojë se do ta marrë nëse pranohet në shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Kështu pas 4 ndryshimeve më në fund është krijuar një ligj më i mirë i cili ka zgjeruar kategoritë e dokumenteve që mund të paraqiten si dëshmi për marrjen e shtetësisë, dhe në të njejtën kohë ka lehtësuar procedurat për marrjen e saj, e kjo do ti mundësoj që mijra qytetarëve “fantazma” të vendit tonë tu jepet dokumenti që ata e meritojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen edhe zyrtarisht SHTETAS TË MAQEDONISË SË VERIUT.

Ky ligj ka filluar të zbatohet në vendin tonë menjëherë pas publikimit të saj në gazetën zyrtare, por se ende nuk ka informata të sakte nëse qytetarët kanë filluar me aplikime.//Zhurnal.mk

Related posts

Shtatori – muaji botëror për ngritjen e ndërgjegjes për sëmundjet malinje hematologjike

N E

Hoxha: Deputetët të japin mbështetje për ndryshimet me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune

D V

Despotovski: Fokusohemi në investime më cilësore të cilat sjellin paga më të larta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More