Shkup, 22 janar – Maqedonia e Veriut vitin e kaluar e ka mbyllur me një inflacion prej 9.4 për qind krahasuar me vitin 2022, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Të dhënat zyrtare tregojnë se indeksi i çmimeve me pakicë gjatë vitit 2023 është rritur për 7 për qind krahasuar me vitin paraprak. Inflacioni i lartë e bën të panjehsueshme ndihmën nga shteti për kategoritë e ndjeshme. Ndryshe, si probleme kryesore për inflacionin e lartë është rënia e standardit të jetesës së qytetarëve si dhe mënyra se si qytetarët funksionojnë duke shpenzuar në çdo veprim që e bëjnë. Pagat e ulëta dhe mungesa e mundësive për punë poashtu kanë kontribuar fuqishëm në pabarazinë e të ardhurave në rajon. Ndërsa, kostoja e jetesës për qytetarët në vendin tonë ka dallime të mëdha në krahasim me vendet tjera të rajonit, gjë që gjithashtu kërcënon synimet drejt BE-së, në këtë situatë kur vendi ynë është në prag të marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.
Inflacioni i lartë i pamundësoi shtetit t’i ndihmojë kategoritë e rrezikuara –
Maqedonia e Veriut vitin e kaluar e ka mbyllur me një inflacion prej 9.4 për qind krahasuar me vitin 2022, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Të dhënat zyrtare tregojnë se indeksi i çmimeve me pakicë gjatë vitit 2023 është rritur për 7 për qind krahasuar me vitin paraprak. Inflacioni i lartë e bën të panjehsueshme ndihmën nga shteti për kategoritë e ndjeshme.
Pensionistja Milica Todorovska për të përballuar rritjen e çmimeve me pakicë dhe faturën e energjisë elektrike nga shteti, muajin e fundit ka marrë 2 mijë denarë ( 32 euro) shtesë si pjesë e pakos së 9-të të ndihmave nga Qeveria për kategoritë e ndjeshme. Këtë ndihmë ajo do ta marrë për pesë muaj me radhë.
Por, Milica thotë se me këto mjete nuk mund të shlyejë as dallimin e rritjes së produkteve ushqimore, e jo më rritjen e faturës së rrymës, ndërsa sa i përket ilaçeve i merr vetëm ato që i ka të domosdoshme pasi për vitamina e suplemente shtesë për rritjen e imunitetit, as që bëhet fjalë.
“Marrë parasysh se të gjitha shpenzimet për jetesë janë rritur, kjo ndihmë është e mirëseardhur. Këto mjete mirë më erdhën, por sikur të ishin dyfishi atëherë mund të flisnim për një ndihmë të dukshme. Ne pensionistët mbijetojmë pasi për jetë me dinjitet as që bëhet fjalë”, thotë Todorovska për REL.
Xhebat Hasipi thotë se rritja e çmimeve e ka bërë të papërballueshëm menaxhimin e buxhetit familjar. Ai tregon se për familjen e tij 4-anëtarëshe mezi dalin 6 mijë denarë sa për ushqim, edhe atë siç thotë “veç të kemi diçka të hamë se për cilësi as që bëhet fjalë”.
“Vjet një kokërr vezë e merrja 6 denarë tani as që bëhet fjalë për më pak se 9 denarë. Krejt çmimet janë rritur”, thotë Hasipi, i cili si ndihmë nga shteti merr nga 20 euro për dy vajzat që i ka në shkollë fillore.
Në dhjetor, Qeveria mori vendim që një formë ndihme prej 1200 denarësh (20 euro) t’u paguhet nxënësve të shkollave fillore, dhe 1800 denarë (30 euro) nxënësve të shkollave të mesme, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore deri në 50 mijë denarë (813 euro).
Ministri Bekteshi ka thënë se beson që ky ligj do të hyjë në fuqi deri në fund të janarit.
“Ligji do t’i rregullojë kushtet dhe mënyrën se si do të ushtrohet tregtia me produkte bujqësore dhe ushqimore”, ka theksuar ministri Bekteshi.
Ai ka theksuar se rritja e pagës minimale dhe asaj mesatare në aspektin procentual është më e lartë se rritja e inflacionit.
Por, me këtë nuk pajtohen nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Sindikalistët theksojnë se shpenzimet për një familje me katër anëtarë janë rritur për më shumë se 200 euro. Përkatësisht, shpenzimet për një familje 4-anëtarëshe në dhjetor të vitit 2023 krahasuar me dhjetorin e vitit 2022, janë rritur për 13 mijë e 359 denarë (rreth 220 euro).
Inflacioni në rritje në Maqedoninë e Veriut rrit numrin e qytetarëve të varfër-
Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që së fundmi kemi një masë për uljen e çmimit të bukës për 4 denarë, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.
Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Megjithatë, gjendja reale vështirë të ndryshohet në një situatë kur vendi është i thelluar në krizë ekonomike, tanimë paga minimale prej 18 mijë denarëve është e pamjaftueshme për të mbushur shportën sindikale mujore që sipas përllogaritjeve të fundit është diku 32 mijë denarë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetën luksoze duhet të përshëndeten sepse kemi të bëjmë me mbijetesë.
Mbase, kjo krizë ekonomike nuk ka ardhur rastësisht, e as nuk largohet befasisht sepse ndikim direkt ka angazhimi i Ministrisë së Ekonomisë, Financave, si dhe e gjithë Qeveria që kjo futje në këtë krizë të ketë një përfundim sa më shpejt që është e mundur. Si dhe të dilet nga kriza me metoda të posaçme të cilat do ta kishin ringjallur ekonominë e vendit. /Zhurnal.mk