Shkup, 8 maj – Dy kilometrat e rrugë nga Shkupi për në vendkalimin kufitar me Kosovën në Bllacë thuajse janë harruar plotësisht. Edhe pse kjo pjesë ka përfudnuar, pjesa tjetër e ngelur duhet të riprojektohet. Megjithatë nuk duket më asnjë maqineri duke punuar në këtë pjesë dhe gjithçka duket e lënë në harresë. Së fundmi u morrën vendime të rëndësishme që të rregullohen shumë segmente rrugore, por pjesa nga Shkupi për në Bllacë nuk duhet të lihet anash, shkruan Zhurnal.mk.
Vazhdon ndërtimi i Korridorit 8
Ditë më parë kreu i qeverisë së bashku me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut kanë bërë vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Të gjithë ranë dakord se kjo nuk është vetëm rrugë e thjeshtë, por një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë.
Me fillimin e kësaj autostrade, rajoni i Pollogut po shndërrohet në udhëkryq të mundësive dhe investimeve, vendeve të punës , ndërsa po shkurtohet rruga midis Shkupit, Ohrit dhe Strugës dhe po afrohet edhe më shumë kufiri në Qafë Thanë me Shqipërinë.
Maqedonia e Veriut është vend që nuk ka dalje në det dhe me anë të Korridori 8, lidhet Deti Jon dhe Adriatik me Detin e Zi, ndërsa me anët të Korridorit 10 do të lidhet Mesdheu me Evropën Qendrore.
Projekti i ndërtimit të autostradës së re Tetovë–Gostivar do të kushtojë 90 milionë euro dhe do të ketë rreth 18 kilometra.
Rrugë dhe asfalt po shtrohet gjithandej
Përveç rëndësisë së Korridorit 8 dhe lidhjen e vendit me rajonin, aktualisht po kryhen aktiviteteve ndërtimore në segmentet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Gostivar-Kërçovë, Kërçovë-Ohër që është në një fazë të avancuar, Prilep-Manastir dhe është hapur tender aktiv për Kërçovë-Bukojçan.
Gjithashtu po ndërtohen autostrada, faza e dytë e autostradës Prilep-Gradsko, seksioni nga Drenovo në Farish, është drejt përfundimit dhe do ta lëshohet për trafik. Gjithashtu është në përfundim e sipër pjesa nga Bogdanci deri në Gjevgjeli, ndërsa po përfundohen edhe rrugë të tjera rajonale.
Përfitimet ekonomike nga aktivitetet e ndërtimit tashmë po ndihen sepse rreth 60 përqind e kontraktorëve të ndërtimit të autostradave janë kompani vendase, si dhe më shumë se 90 përqind e nënkontraktorëve.
Qytetarët meritojnë të ngasin veturat në rrugë moderne, të shpejta dhe të sigurta, rrugë që nënkuptojnë përfundimin e infrastrukturës rrugore evropiane, perspektiva, zgjedhjen e prosperitetit ekonomik.
Riprojektim i rrugës Shkup – Bllacë
Segmenti i parë prej 2 kilometrash në rrugën Shkup – Bllacë edhe pse thuhet se tashmë ka përfunduar dhe pritet të hapet për qarkullim, ende nuk po ndodh një gjë e tillë. Ndërsa për pjesën tjetër të autostradës, qeveria po shqyrtohen mundësitë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme. Ky riprojektim është i domosdoshëm për shkak të zgjedhjes së gabuar dhe të palogjikshme të traseve nga drejtuesit e mëparshëm të Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore, të cilët kanë preferuar një terren malor të vështirë dhe të shtrenjtë për ndërtim, pa arsye të qarta. Nga 12 kilometrat e planifikuara, 6 kilometra janë parashikuar të jenë tunele, duke e bërë këtë projekt jashtëzakonisht të kushtueshëm pa arsye të qarta me një kosto të parashikuar prej afërsisht 240 milion euro për 12 kilometrat e mbetura, ose rreth 20 milion euro për kilometër gjë që e bënë këtë projekt një ndër projektet me koston më të lartë për një kilometër në rajon.
Aktualisht po shqyrtohet mundësia për një trase alternative, më të favorshme, që do të kalojë përgjatë rrugës ekzistuese. Kjo zgjidhje do të sigurojë një qasje më të lehtë për qytetarët dhe një kosto ndërtimi më të arsyeshme, në përputhje me standardet normale të ndërtimit të rrugëve.
Rruga Shkup – Bllacë mbetet më e ngarkuara nga të gjitha
Për festën e 1 majit në pikat kufitare në të gjithë Maqedoninë e Veriut u vu re një mbingarkesë e madhe njerëzish, me qytetarë që prisnin me orë të tëra për të hyrë ose dalë nga vendi. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, vetëm me 1 maj kanë kaluar mbi 50 mijë qytetarë kanë kaluar dy pikën kufitare “Bllacë” në kufirin me Kosovën dhe “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë.
Kështu, 4,826 persona hynë përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa numri i daljeve ishte dukshëm më i lartë dhe arriti në 19,392 – gjithsej 24,218. Nëpërmjet pikës kufitare “Bllacë” kanë hyrë 16,833 qytetarë dhe kanë dalë 10,060 qytetarë – gjithsej 26,893.
Kjo tregon se sa është e rëndësishme pika kufitare që lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, andaj qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet me urgjencë të gjej zgjidhje sa më të mirë dhe më të pranueshme për të përfunduar këtë rrugë.