Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ku përfunduan administratorët që “bënin sefa”! Shumica e tyre bëhen policë

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Të punësuarit sipas marrëveshjes së Ohrit, të cilët me vite të tëra qëndronin në shtëpi dhe mernin paga, ose më saktë 1349 persona, do të shpërndahen në 237 institucione dhe organe shtetërore dhe vetqeverisje lokale, informon Zhurnal.

Pjesa më e madhe e tyre janë ekonomistë dhe juristikë, por ka edhe kuadër me shkollë të mesme. Plani për shpërndarjen e tyre kaloi edhe në seancë qeveritare.

Prej 1349 administratorëve nuk janë të gjithë shqiptarë, disa prej tyre janë maqedonas, romë, turq, serb dhe boshnjakë. Trasnferimi i tyre do të bëhet përmes sistematizimit të vendeve të punës në nivel të njejtë sipas kushteve që plotësojnë. Në afat prej shtatë ditëve, ato duhet t’i marin vendimet.

Nëpunësit administrativ do të shpërndahen në:

Ministri për Punë të Brendshme – 143 persona
Drejtoria për të Ardhura Publike – 92 persona
Avokatura shtetërore – 74 persona
Dogana – 74 persona
Librat Amë – 41
Inspektorati Shtetëror i Tregut – 35
Agjencia për mbrojtje të të dhënave personale – 30
Agjencia e Kadastrës – 29
Ministria për Punë të Jashtme – 26
Spitali Klinik Tetovë – 25
Ministria e Financave – 25
Qendra për menaxhim me kriza – 24
Fond për Sigurim Shëndetësor – 22
Ministria e Bujqësisë – 21
Agjencia për Punësim – 20
Enti Shtetëror për Statistika – 15
Fond për Sigurim pensional dhe invalidor – 13
Drejtoria për çështje juridiko pronësore – 12
Shërbimi për çështje të përgjithshme pranë Qeverisë – 12
Arkivi shtetëror – 12
Inspektorati shtetëror për punë – 12
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë – 11
Ministria e Arsimit – 11
Inspektorati Shtetëror i Arsimit – 10
Ministria e Transportit – 10
Agjencia për ushqim dhe veterinari – 10
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – 10
Ndërmarja Publike për rrugë shtetërore – 10
Gjykata Themelore Tetovë – 10
Spitali Klinik Kumanovë – 9
Qendra ndërkomunale për punë sociale Gostivar – 8
Ministria për Ambient Jetësor – 5.

Për të njejtit, ende nuk dihet se kur duhet të fillojnë punën nëpër institucionet ku janë shpërndarë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Oferta befasishme e Zaevit / Pluhur syve të opozitës apo BDI-së ?

R Zh

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli

T E

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale

R Zh

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

R Zh

Mexhiti nuk i beson anketës së Bujar Osmanit për ministrat e BDI-së: Mos po flet për anketë në Korenë e Veriut?

R Zh

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...