Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë.

Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti.

Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga kufizimet e pandemisë dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Vitin e kaluar ekonomia e Kubës u tkurr për 11%. Kjo shifër shënon rënien më të keqe në pothuajse tre dekada.

Banorët e Kubës po përballen me mungesë të produkteve bazë, transmeton BBC.

Pas rreth 60 vjetësh armiqësi, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba relaksuan raportet më 2015 pasi presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama dhe lideri i Kubës, Raul Castro ranë dakord të normalizonin marrëdhëniet, duke lejuar qytetarët e SHBA-së të vizitonin ishullin dhe të fuqizonin bizneset lokale./REL

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...