Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kufizim tre ditor në Aucland për frenimin e variantit britanik

Dy milionë banorë të Aucklandit, qyteti më i madh i Zelandës së Re, filloi sot një kufizim tre ditor, një masë drastike për të frenuar një vatër të infeksionit me variantin britanik të koronavirusit.

Kryeministrja, Jacinda Ardern urdhëroi këto 72 orë kufizim pas zbulimit të tre rasteve brenda të njëjtës familje.

Shkollat dhe bizneset jothelbësore janë mbyllur sot në mëngjes dhe banorët e kanë të ndaluar daljen nga qyteti.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se kërkimet kishin vërtetuar se dy nga pacientët kishin variantin e koronavirusit që u shfaq në Britaninë e Madhe. Rezultatet e testeve të personit të tretë nuk dihen ende.

“Këto rezultate mbështesin vendimin për të vepruar shpejt dhe me forcë për të zbuluar dhe parandaluar çdo rrezik të ndotjes së mëtejshme”, theksoi ministria.

Autoritetet specifikuan se asnjë test i kryer në këtë fazë mbi familjarët e tre pacientëve nuk ishte pozitiv, duke dhënë shpresë për një heqje të shpejtë të kufizimit.

Por, ata ende nuk e dinë sesi mbërriti në arkipelag ky variant, i cili dukej se kishte zhdukur pothuajse plotësisht virusin./atsh

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...