Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kufizime më të ashpra kundër Covid-19 në Lombardi

Ministri italian i Shëndetësisë vendosi më shumë kufizime në disa rajone, përfshirë dhe Lombardinë, në kuadër të luftës kundër Covid-19..

Njëzet rajone italiane janë ndarë në zona të verdha (rrezik i moderuar), portokalli (rrezik mesatar) dhe zonë e kuqe (rrezik i lartë).

Ministri italian i Shëndetësisë vendosi më shumë kufizime në disa rajone, përfshirë dhe Lombardinë, në kuadër të luftës kundër Covid-19.

Ndërsa, për herë të parë një rajon, Sardenjë, kalon në zonë të bardhë, ku pjesa më e madhe kufizimeve janë hequr, përveç atyre të mbajtjes së maskës në çdo rrethanë dhe distancimit social.

Sardenja ka regjistruar gjatë tre javëve të paktën 50 raste të reja me Covid-19 për 100 000 banorë, kriteri kryesor për të kaluar në zonë të bardhë, ku restorantet janë hapur gjithashtu në mbrëmje dhe ku kinematë, teatrot, palestrat dhe pishinat mund të hapen gjithashtu, raporton ATSH.

Përballë rritjes në raste të reja dhe varianteve të reja në pjesën tjetër të Italisë, Sardenja ka vendosur, megjithatë, të hapë gradualisht aktivitetet e saj nën vëzhgim”, theksoi shefi i shëndetit në Sardenjë, Mario Nieddu.

Postime të ngjashme

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...