Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kufizohen shpenzimet e funksionarëve për shërbime hotelierike

Shkup, 13 prill 2021 – Zhurnal.mk – Të gjithë zyrtarët shtetërorë do të kenë kufizime të shpenzimeve për shërbimet hotelierike. Vendimi, siç kumtoi pasdite Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, u soll në seancën e sotme të qeverisë.

Me të, të gjithë zyrtarëve shtetërorë do t’u kufizohen nshpenzimet për shërbimet në objektet hotelierike gjatë mbajtjes së takimeve të punës. Saktë është përcaktuar vlera që mund të shfrytëzohet për person të pranishëm në takimin e punës, ndërsa kufizimi i vlerës është në varësi të funksionit të personit I cili e organizon takimin e punës.

Me vendimin, siç thuhet në kumtesë, përfshihen kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari i përgjithshëm, sekretarët e shtetit, të gjithë drejtorët e institucioneve, si dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar nga persona juridikë të drejtuar nga qeveria të themeluar nga shteti.

Në rast të tejkalimit të limiteve të lejuara, personi që ka bërë tejkalimin e paligjshëm do të duhet të rimbursojë shumën e tejkaluar të fondeve, jo më vonë se tre ditë pune nga dita e mbajtjes së takimit të punës.

Organet shtetërore detyrohen që shpenzimet e realizuara për shërbimet e hotelierisë t’I publikisht në ueb faqet e institucioneve.

“Në rast të mosrespektimit të dispozitave nga ky Vendim, zbatohen masat nga neni 23 nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë”, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...