Kufjet Apple Vision Pro tani të disponueshme për blerje në Evropë dhe dy rajone të tjera

nga D V

Apple Vision Pro më në fund është në dispozicion në grupin e fundit të rajoneve në të cilat u njoftua prezantimi i saj.

Që nga 12 korriku, Vision Pro është e disponueshme në Evropë, Kanada dhe Australi.

Por, jo e gjithë Evropa mund të pajiset me kufjet e Apple. Vetëm tre vende e kanë këtë të drejtë: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.

Bëhet e ditur se të pesë rajonet do të shesin Vision Pro për një çmim më të lartë se SHBA-ja, shkruajnë mediat e huaja.

Mbretëria e Bashkuar: 4,095 euro

Gjermani: 3,999 euro;

Francë: 3,999 euro;

Kanada: 3,338 euro;

Australi: 3,644 euro.

Këto pesë rajone, tani për tani, janë vendet e fundit ku Apple po sjell kufjet e saj.

Lista e plotë përfshin gjithashtu Kinën, Japoninë, Hong Kongun dhe Singaporin.

Megjithatë, nëse Vision Pro ka sukses dhe Vision Pro 2 hyn në prodhim, më shumë vende do t’i shtohen listës.

Dhe me këtë, një nga kufjet më të mira të prodhuara ndonjëherë janë tashmë të disponueshme ndërkombëtarisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More