Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kuint: KQZ-ja të kujdeset që të mos ketë ndërhyrje politike në procesin zgjedhor

Vendet e Kuintit kanë bërë thirrje për qetësi dhe të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të ndjekin rrugët ligjore për të apeluar vendimet e fundit të marra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative”, thuhet në reagimin e shefave të misioneve në Kosovë të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Ambasadorët e Kuintit thonë se të hënën, më 25 janar janë takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën dhe në këtë takim kanë shprehur planet e tyre për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Derisa pandemia ka krijuar sfida shtesë, jemi të sigurt në aftësinë e KQZ-së për të mbikëqyrur zgjedhjet”, thuhet në reagimin e vendeve të Kuintit.

“E theksuam që KQZ-ja duhet të kujdeset që procesi zgjedhor është transparent dhe i pazënë nga ndërhyrjet politike”, thuhet më tej në reagim.

Ky reagim i Kuintit vjen disa ditë pasi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk u certifikuan listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Të gjitha këto parti kanë njoftuar se kanë apeluar këtë vendim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këto parti u tha se kanë në listat e tyre kandidatë që bien ndesh me nenin 29 të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme, ku u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, personave, të cilët kanë një dënim të formës së prerë nga gjykatat e Kosovës në tre vjetët e fundit.

Postime të ngjashme

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

Sulmi kibernetik në Ministrinë e Financave, Policia jep detaje

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...