Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën

Zhurnal Ads

Ekspertët paralajmërojnë: Marrja e analgjetikëve më shumë se dy herë në javë për dhimbje koke dhe migrenë shkakton dhimbje edhe më të forta dhe dhimbje të reja koke, sepse ato zvogëlojnë tolerancën e trupit ndaj dhimbjes

Marrja e shpeshtë e tabletave kundër dhembjeve për të ulur dhembjen e kokës mund të krijojnë rrethin vicioz dhe të shkaktojnë dhembje edhe më të madhe, pretendojnë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Britanik.

Ekspertët kanë zbuluar që njerëzit me dhembje koke, me tension dhe me migrenë duke abuzuar me analgjetikë përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe krijojnë sulme të reja, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi, në rend të parë, ka të bëjë me përdorimin e barnave siç janë kodeina, paracetamoli, ibubrufeni dhe aspirina, të cilat mund të jenë shkaktari kryesor i përsëritjeve të dhembjes së kokës.

Për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave, trupi bëhet rezistent ndaj tyre dhe pacienti kërkon analgjetikë më të fortë dhe pasi kalon efekti i ilaçit, shfaqen simptomat e “zbritjes nga ilaçi”, dmth. dhimbje koke të përsëritura.

– Kush merr disa herë në javë ilaçe kundër dhembjes së kokës zgjohet shpesh me dhembje, sepse kufiri i tolerancës ndaj dhembjes u bëhet më i ulët – thotë drejtuesja e studimit, dr. dr. Anne MacGregor, e cila shpjegon që analgjetikët assesi nuk bën të merren më shumë se dy deri në tri herë në javë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Psikiatri: Pandemia është goditja më e madhe për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore

S.B.

Nga kujtesa tek inteligjenca: Tetë përfitime të shahut

S.B.

Kafe turke për një jetë të gjatë

S.B.

Antidepresantë për të luftuar COVID-19: Si priten të jenë rezultatet e studimit të ri!

S.B.

Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë

S.B.

Nuk keni dëshirë të ngriheni nga krevati kur është mot i zymtë dhe me shi?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...