Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kujdes lirinë e shtypit/ Brukseli paralajmëron Francën

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të sigurisë në Francë, në bazë të të cilit do të kufizohej e drejta për të filmuar ose fotografuar pjesëtarët e policisë që janë në detyrë.

Komisioni Evropian në një përgjigje për agjencinë AFP ka thënë se mediat duhet të jenë në gjendje të “punojnë lirshëm”.

“Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe me siguri të plotë”, tha zëdhënësi i BE-së Christian Wigand.

Të premten, parlamenti francez miratoi ligjin e përditësuar të sigurisë, një nen i të cilit do të penalizonte botimin e imazheve të oficerëve të policisë me arsyetimin se një gjë e tillë “dëmton integritetit fizik ose psikologjik” të tyre.Sindikatat e medias thonë se kjo mund t’i japë policisë një dritë jeshile për të parandaluar gazetarët të bëjnë punën e tyre, dhe potencialisht të dokumentojnë veprimet joligjore nga forcat e sigurisë.

Policia thotë se ata ballafaqohen me një rrezik të madh personal gjatë kryerjes së detyrës dhe se dhjetëra policë janë plagosur në përleshjet me protestuesit në vitet e fundit.

Postime të ngjashme

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Gjykata e Karolinës së Jugut ndalon dy ekzekutime derisa “skuadra e pushkatimit të jetë në dispozicion”

Dafina Vidishiqi

Vdes themeluesi i shtetit të Zambisë, ish-presidenti Kaunda

Dafina Vidishiqi

Merre vaksinën, fito dhuratë – kështu po i nxit Hong Kongu qytetarët të vaksinohen

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...