Agjencia Zhurnal.mk

“Kujdes me shengenin e vogël”!

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Shengeni i Vogël ka një vizion, por është më lehtë të sigurosh njerëz dhe kapital me vullnet politik. Gazetari serb, Boshko Jakshiq, thotë për TV 24 tha se jetojmë në një rajon ku askush nuk e di se kush dhe pse mund të bëjë një problem, shpesh për shkak të pikave të lira politike në shtëpi. Ai nuk e sheh këtë iniciativë si rindërtimin e Jugosllavisë, por si një lloj ndarje të BE-së që është shumë më e rëndësishme në këtë kohë sesa integrimi në Union,

“A duhet që Shengeni i vogël të jetë një çmim ngushëllimi, një kompensim për bllokadën e dukshme të integrimit evropian që përballet me gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, siç shihet kohët e fundit kur presidenti francez bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo është arsyeja pse kam frikë se përfitimet afatshkurtra ekonomike, investuese ose tregtare mund të shkaktojnë dëme politike gjeostrategjike afatgjatë”, thotë Boshko Jakshiq, gazetar nga Beogradi.

Gazetari Augustin Palokaj në një deklaratë për Alsat vlerëson se nismat e deritanishme rajonale kanë dështuar kryesisht për shkak të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

“Është vështirë të parashikojmë se si do të zbathet kjo. Unë mendoj se ka shumë nisma rajonale por problemet kryesore nuk janë zgjidhur. Shumica e problemeve burojnë nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe që për pasojë ka edhe Bosnjën. Kjo është pengesa më e madhe e bashkëpunimit rajonal. Po manipulohet edhe me emrin. Dëgjova se qëllimi është që mes këtyre vendeve të ketë lëvizje të qytetarëve me letërnjoftim. Shengeni është lëvizje e lirë pa asnjë dokument”, tha Augustin Palokaj, gazetar.

Mos pjesëmarrja e Kosovës shihet si veprim i gabuar nga autoritete Kosovare. Palokaj thotë se Kosova duhet t’i merr me seriozitet nismat rajonale.

“Po të ishte Thaçi a do të ishte aty flamuri i Kosovës dhe po të mos ishte do të pyesnin pse nuk është flamuri? Është një ide ndaj të cilës Kosova duhet të ketë kujdes jashtëzakonisht të madh”, u shpreh Augustin Palokaj, gazetar.

Në takimin e dytë, Zaev, Rama Dhe Vuçiq biseduan për zbatimin e masave të përbashkëta rajonale mbi lëvizjen e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Marrëveshja përfshinë edhe lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime, masa e “Mini Shengenit” për të lehtësuar lëvizjen e turistëve nga një vend në tjetrin pa pasur nevojë për viza shtesë, njohjen e diplomave dhe kualifikimeve akademike dhe të drejtën e punës, kontrollet e përbashkëta kufitare dhe doganore etj. Takimi i radhës është caktuar më 21 dhjetor në Durrës, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pret që deri atëherë, pas formimit të Qeverisë së re, të merr pjesë edhe Kosova, përcjell FLAKA.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...