Kujdes! Në ditët në vijim mot tepër i nxehtë

nga Xh M

Shkup, 28 korrik – Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër.

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe të martën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h).

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë veriore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More