Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Kujdes nga mashtruesit e vizave”, ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët

Ambasada e Shtetetve të Bashkuara në Tiranë, ka këshilluar qytetarët shqiptarë që të tregohen të kujdeshëm sa i përket faqeve ‘fake’ në internet apo adresave të ‘e-mailit’ që i ftojnë ata të aplikojnë për vizë amerikane, duke kërkuar edhe një pagesë të caktuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, stafi i ambasadës amerikane, thekson se Departamenti i Shtetit nuk do të kërkojë kurrë transferim parash nga një individ apo organizatë tjetër për marrjen e një vize.

Ambasada iu kërkon të gjithë të interesuarve që të informohen para se të bien pre e mashtrimeve të tilla.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruan ambasada në njoftimin e saj. /e.a/noa.al/

Postime të ngjashme

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...