Kujt po i pengon puna e Adrijan Muçës!?

Shkup, 4 shtator – Pasi mori mbështetjen e këshillit te pergjithshëm të BDI-së për bartës liste për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, puna e drejtorit të NP’ Parqe dhe Gjelbërime’ Ardijan Muça ka qenë cak i sulmeve në rrjetin social fejsbuk.
Si duket puna 9 mujore e Muçës nuk i ka pelqyer opozitës, që kanë sulmuar faqen dhe kanë fshirë të gjitha postimet për punën dhe projektet e realizuara.
Lidhur me këtë akt të shëmtuar të opozitës ka reaguar vetë Muça:Advertisements

 

Ja postimi i tij i plotë :

Para një ore e Ë faqen dhe i keni fshi gjitha postimet ku e tregoj 9 muaj punën time!
Po ju them haptazi mos mendoni se do e ndalni procesin ose se po më sulmoni, përkundrazi vetëm se më inkurajoni më shumë sepse fitoren e kemi të bindshme! Postimet i fshini, por puna ime flet kudo në Shkup dhe ju këtë e dini më se miri
Ja dhe njeher po ju tregoj, sot, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së më dha besim unanim, që të jem kandidat – bartës i listës së këshilltarëve në Qytetin e Shkupit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Katër vite bashkë me ju luftuam për Shkup të gjelbëruar direkt nga NP “Parqe dhe gjelbërime”, ndërsa tani bashkë me ju do vazhdojm ta përhapim edhe më tej agjendën e gjelbërt nëpër gjitha komunat e qytetit me të vetmin qëllim për një Shkup dhe vend edhe më të mirë, më të gjelbërt, më të pastërt, për një Shkup që gjithë e duam, për tepihun e gjelbërt që të gjithë e adhurojm kudo që e shohim në qytet, po edhe në lagjet tona.
Bashkimi Demokratik për Integrim, qe 20 vite, e shkruan historinë e Maqedonisë së Veriut.
Është nderi im, që prej sot, ta shkruajmë bashkë, një epokë të re të historisë së Shkupit – kryeqytetit tonë ❤️



Related posts

Gjendja sot nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

D V

MSH: Dje dhe pardje janë vaksinuar 23.221 qytetarë

D V

Gjithçka që duhet të dini për heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More