“Skulptori i Popullit”, Mumtas Dhrami, erdhi për publikun me një ekspozitë të veçantë skicash, kujtime nga Kina e vitit 1967, apo siç ai pëlqen ta quajë, mall i mbledhur ndër vite.
“Me artin kinez u njoha pas shkollës në Liceun Artistik. Rasti e solli të isha në një delegacion dhe mbresat nga kontaktet me të, historitë që ata tregonin, më emocionuan. Vizatimet janë të hershme, por të bëra me dashuri”,- thotë artisti për “RTSH”-në.Për 56 vite, mjeshtri Mumtas Dhrami i ka ruajtur me fanatizëm këto punime, sepse e quan si një lloj detyrimi ndaj njerëzve dhe bukurive të Kinës.Foto:RTSh
Foto:MCN TVEkspozita “Kujtime nga Kina” u mundësua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës si pjesë e aktiviteteve për 1 tetorin, Ditën Kombëtare të Kinës. (Elona)