Agjencia Zhurnal.mk

“Kukulla” e Kadaresë – studim mbresëlënës i dashurisë së vështirë

Në njohjen e parë, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të jetë një kujtim elegant, një pjekuri disi e ëmbël dhe e hidhur, i prekur nga malli për vendlindjen që tashmë ka humbur prej kohësh. Kjo vendlindje është qyteti shqiptar i Gjirokastrës dhe, më konkretisht, shtëpia e stërgjyshërve të Kadaresë, një ngrehinë e gurtë historike që ndan dy gratë që duhet ta ndajnë atë, shkruan Koha Ditore.

Nga njëra anë, gjyshja e Kadaresë, zonja e parë, ngul këmbë që të mos e braktisë vendin, duke u orvatur, me sa duket, të rritet në fabrikën e ngrehinës. Me një kontrast të thiktë, nëna e tij – “Kukulla” e titullit, që hyn në këtë pirg të hirnosur si një nuse e re e pambrojtur – është krejtësisht e teptisur që duhet të durojë sundimin e përbuzshëm të vjehrrës, duke thënë se “kjo shtëpi të hanë”.

Është këtu, në mes të konfliktit që është kryesisht i nënkuptuar, por megjithatë i ndier fort, që axhamiu i pjekur para kohe rritet në një, me nder me thënë, letërsi, duke shkruar “romane” njërin pas tjetrit që përbëhen kryekreje nga autori riosh “mendjelis” që rrah gjoks për gjenialitetin e tij në shpërgëj.

Madje ai zbukuron secilin libër me etiketën e vet të çmimit me monedhën parakomuniste dhe “reklamat” e origjinalitetit dhe briliancës së vet.

“The Doll” (“Kukulla”) është përplot me hollësira shtrënguese të jetës në Shqipërinë që po ndryshonte derisa njerëzia po pajtohej me hijet e ndryshme të sundimit komunist të Enver Hoxhës të mbështetur nga sovjetikët./koha.net

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...