Kuleba: Vendosja armëve bërthamore nga Rusia në Krime paraqet kërcënim botëror

Synimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Krimenë e pushtuar paraqet një kërcënim botëror dhe se Ukraina do të përdorë çdo mundësi për të frenuar aktivitetin e Kremlinit në këtë zonë.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba duke shtuar se vendi i tij prej kohësh ka informuar partnerët ndërkombëtar për kërcënimin rus.

Ai gjatë një konference online për media ka thënë se, fuqitë e tjera bërthamore duhet ta frenojnë një aktivitet të tillë.

“Çështja e armëve bërthamore nuk është lokale apo edhe rajonale, është një kërcënim botëror. Prandaj, ne do të përdorim të gjitha mundësitë, përfshirë ndikimin e fuqive të tjera bërthamore në Federatën Ruse, për të frenuar një aktivitet të tillë”, tha Kuleba.

Sipas Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas aneksimit të Krimesë, separatistët e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën lindore filluan të luftonin kundër ushtrisë vendase që deri më tani ka marrë më shumë se 13 mijë jetë. 

Related posts

Sekretari Blinken në Paris

Redaksia

Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave, thotë studimi

D V

Të paktën 42 njerëz kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përmbyjeve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More