Kulturë

Kulla ku u lind Gjergj Fishta kthehet në identitet

Zhurnal Ads

Shtëpia ku lindi Atë Gjergj Fishta nga e premtja ka marrë një pamje të re. Falë investimit prej 5.5 milionë lekëve (rreth 45 mijë euro) nga Ministria e Kulturës, kulla dykatëshe, në fshatin Fishtë, ka pasur si vizitorë të parë kryeministrin Edi Rama, ministren e Kulturës, Elva Margariti, si dhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Në ceremoninë e hapjes që shënoi edhe 149-vjetorin e lindjes së “Homerit shqiptar”, kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka theksuar se Fishta e bukur “prej sot ka një arsye më shumë për t’u ndaluar e shijuar ajrin e natyrës dhe historisë shqiptare”.

“Dita e vdekjes e Naimit dhe dita e lindjes së Gjergj Fishtës duket sikur janë vendosur me dorën e Zotit për të ndjekur njëra-tjetrën. Të dy e kanë merituar lavdin e të qenit ‘Homerë të Shqipërisë’. Të dy lirikë e të dy epikë. Të dy etër të shqipes së shkruar e të folur mbi dy partitura të ndryshme muzikore. Njëri toskë e tjetri gegë, Naimi dhe Gjergji janë dy zërat e Shqipërisë dykrenore, asaj të jugut plot gurgullima e asaj të veriut plot bubullima”, ka thënë Rama.

Objekti i rikthyer në identitet është shtëpia ku autori i “Lahutës së Malësisë”, një prej penave dhe rilindësve më të shkëlqyer që ka nxjerrë Shqipëria, kaloi vitet e tij të rinisë.

Rindërtimi i shtëpisë ku Fishta kaloi fëmijërinë e tij, sipas kryeministrit Rama, është vetëm një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjitha vendet ku rilindësi kaloi etapat e jetës së tij.

Midis ndërhyrjeve të studiuara, sipas kryeministrit, është famullia e Troshanit, vendi ku u zbulua në moshën 6-vjeçare talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe shkolla françeskane në Shkodër, aty ku Gjergji mori formimin e tij të parë.

Punimet restauruese i janë përmbajtur konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjitha elementet e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë e çati. Ndërsa në dhomat e saj janë ekspozuar edhe veprat e Fishtës.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi

S.B.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë anulon edicionin e 23-të të Panairit të Librit në Tiranë

admin

Në moshën 92 vjeçare, ndërron jetë aktori Frank Windsor

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...