Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kullat e reja te Liqeni, reagojnë qytetarët: Po shkatërrohet “mushkëria e Tiranës”

Pallatet shumë katëshe kanë bllokuar çdo hapësirë të shesheve të lira.

Tashmë radhën e kanë ndërtimet në zonën e parkut të liqenit artificial ku priten të ngrihen disa kulla shumë katëshe duke shkatërruar të vetmin vend që ka mbetur pa prekur.

Por ndërtimet që priten të nisin në digën e liqenit kundërshtohen me forcë nga qytetarët.

Qytetarja: Super kundër, e vetmja mushkri e qytetit që ka ngelur liqeni. Mir ë dhe liqenin e masakruan si u desh qejfi po shiko çfarë përbindëshash janë bërë aty, mjerë populli.

Qytetari: Është kaluar pandemisë, kaluar çdo gjëje që i kanoset njeriut.

Qytetari: Sipas rregullave nuk lejohet.

Qyetetarja: Liqenit i prishet pamja, po u bënë dhe të tjera.

Qyetetarja: Nuk duhet të ndërtojë këtu, ne vetëm liqenin kemi.

Të shumta janë akuzat ndaj kryebashkiakut ku sipas qytetarëve gjithçka bëhet për interesa personale.

Qytetari: Ka fitimet e veta, prandaj e bën.

Qytetari: Së pari nuk ka mbajt premtimin që u bë kryebashkiak dhe kjo është kryesorja që ai nuk e ka vendin aty

Vendimi për ndërtimin e kompleksit shumë katëshe është bërë publik në faqen zyrtare të këshillit kombëtar të territorit.

Por ajo që vihet re është se pas këtij vendimi ka hije dyshimi pasi as në zonë e as në faqe nuk ka të bashkangjitur një plan të miratuar.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...