Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Kultivim i bimëve narkotike dhe vjedhje të ndryshme në qytet, 3 të arrestuar në Vlorë

 1 shtetas është arrestuar pasi dyshohet se po përpiqej të mbillte kanabis pranë shtëpisë, ndërsa dy qytetarë të tjerë janë vënë në pranga, për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M. dhe në ambientet përreth saj, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private.

Në  vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. B., 31 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka marrë dy bateritë e vjedhura nga shtetasi M. M. dhe më pas i ka shitur ato.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

Shkup, 253 kundërvajtje në komunikacion

Dafina Vidishiqi

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Dafina Vidishiqi

Kosovarja shtatzënë akuzohet se ka transportuar gjashtë valixhe me kokainë në Zvicër

Dafina Vidishiqi

Kërcënoi një femër me thikë dhe i vodhi dy telefona, arrestohet

Dafina Vidishiqi

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...