Agjencia Zhurnal.mk

Kultivonin kanabis në një fshat të Poliçanit, në kërkim autori, procedohet penalisht kryeplaku

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Poliçan, duke proceduar penalisht kryeplakun e një fshati.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të lëndës narkotike dhe vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.

Proçedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan në bashkëpunim me DVP Berat në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan proçeduan në gjendje të lirë shtetasin:

Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi N.T 32 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...