Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Kumanova bëhet qendër e NATO-s në Ballkan

Zhurnal Ads

Kumanovë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Kazerma e Kumanovës “Boro Menkov”, në 6 vitet e ardhshme do të vendoset Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).

Kjo është një nga iniciativat më të fuqishme rajonale, ku në 6 vitet e ardhshme do të vendosen rreth 50 oficerë të vendeve anëtare të iniciativës, që njëkohësisht janë edhe vende anëtare të NATO-s.

SEEBRIG është projekti më i rëndësishëm dhe më kompleks në Iniciativën për bashkëpunim në Evropën Juglindore në sferën e mbrojtjes. Brigada është formuar në vitin 1999, pas nënshkrimit paraprak të ministrave të mbrojtjes së Maqedonisë, Greqisë, Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Kjo brigadë qëndron në kazermën e Kumanovës nga shtatori i këtij viti në 6 vitet e ardhshme. Pastaj kazerma do të shfrytëzohet nga ARM. Objekti duhet të sigurojë kushte hapësinore sipas standardeve të reja, zyra për punë dhe hapësira moderne për ushqim, shkruan Gazeta Lajm.

“Këtë vit, kur jemi anëtarësuar në NATO, jemi edhe nikoqirë të kësaj nisme të rëndësishme rajonale dhe presim që të gjitha përgatitjet për komandën të përfundojnë që në muajin qershor, që të mundemi ta zyrtarizojmë fillimin e mandatit tonë si nikoqirë të brigadës së Evropës Juglindore”, deklaroi ministrja Radmilla Shekerinska.

Postime të ngjashme

Pranohen kërkesa të reja nga shkollat për mësim me prezencë fizike

Z H

Cilët deputet nga përbërja e kaluar kanë kërkuar apanazhë, a do të transferohen në institucionet shtetërore?

admin

Selami: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, një nga synimet tona të përbashkëta ndërinstitucionale

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...