Maqedoni

Kumanova kundër masave të Qeverisë: Duan të punojnë edhe ditën e diel

Zhurnal Ads

Kumanovë, 5 tetor – Zhurnal.mk – Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë, konsideron se Qeveria dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të largojnë nga lista Kumanovën nga masat që të dielën të mos punojnë restorantet dhe objektet tjera, informon Zhurnal.

Nga atje konsiderojnë se të rinjtë pas mbylljes së kafeneve, edhe më tepër nuk do të respektojnë masat, gjegjësisht nuk do të mbajnë distancën dhe maskat kur do të dalin në hapësira të hapura si parqe, kënde lojërash si dhe do të organizoheshin ahengje në shtëpi familjare, që sipas tyre, paraqet rrezik edhe më të madh për përcjelljen e virusit.

“Lidhur me rritjen e masave për mbrojtje nga Covid kriza dhe paralajmërimi që dita e diel të shpallet ditë jo pune për objektet hotelierike, SHK Kumanovë propozon që komisioni nga kjo masë të largojë komunën e Kumanovës. Ne konsiderojmë se masat dhe propozimet e Qeverisë lidhur me objektet hotelierike në territorin e Kumanovës respektohen në nivel të kënaqshëm dhe nevojitet vetëm kontroll shtesë nga shërbimet e inspektorëve.

Konsiderojmë se nëse sillet një masë e tillë restriktive, në këtë mënyrë do të rritet grupimi i të rinjëve në parqe, kënde lojërash, organizimi i ahengjeve në shtëpi private me çka do të rritë rrezikun e përhapjes nga pandemia”, thuhet në komunikatë.

Njëkohësisht, apelojnë për gjithë organizatorët e protestave lidhur me procesin mësimor të respektojnë masat për mbrojtje nga Covid sepse në të kundërtën do të paraqesin rrezik potencial për përhapje të virusit.

Deri tani në Kumanovë janë regjistruar gjithsej 1473 të infektuar, prej tyre 1164 janë shëruar, 49 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 260.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Georgievski: Njerëzit janë shokuar nga Zaev sepse nuk e dinë të kaluarën

XH,I

Pas infektimit të Jahoskit, Xhaferi fton në konsulta Karaxhovskin: Si do të zhvillohet puna e Parlamentit?

T E

Prokuroria do të apelojë dënimin me kusht për aksidentin te restoranti

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...