Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kumanovë, banorët e Bedinjës kërkojnë siguri në komunikacion

Kumanovë, 27 dhjetor – Dhjetra banorë të lagjes Bedinjë në Kumanovë kishin dalur sot në protesta për të shprehur revoltën e tyre për siç u tha injorimin e kërkesave të tyre nga ana e pushtetit dhe institucionet.

Ata ankohen se organet e ndryshme komunale dhe shtetërore nuk i kanë marr parasysh kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion, në rrugën që lidh Kumanovën me fshatrat e Komunës së Likovës, respektivisht siç thonë ata shpejtësinë e madhe të automjeteve, pastaj mungesën e trotuareve.

“Protestojmë për atë se në këtë rrugë shumë shpejtë vozitet, duam si banorë që të vendosen pengesa rrugore, por ja që nuk po i vendosin. Ja para disa dite shikoni se çfar ndodhi, nga shpejtësia e madhe shoferi ka humbur kontrollin dhe hyri në shtëpinë e fqiut, banorët kanë frikë të dalin në shitore të blejnë gjërat elementare pasi janë të rrezikuar nga shoferë të pandërgjegjshëm të cilët vozisin me shpejtësi të madhe, duam që së paku të rregullojnë trotuare”, tha për TVM2 një banor.

“Nuk mundemi të kalojmë matan rrugës askush nuk na jep përparësi, nga 10 minuta qëndrojmë duke pritur për të kalu rrugën, mandej rrezikojmë edhe fëmijët tanë, duhet ti dërgojmë në shkollë ose në shitore dhe të njejtit gjithnjë janë në rrezikë dhe nuk e dijmë se a do të kthehen shëndosh e mirë sepse kemi shumë raste me aksidente edhe fatale”, tha një banore.

“E bllokuam rrugën për arsye se duam të gjendet zgjidhje për problemet tona, sidomos me rrugën në të cilën kalojnë vetura me shpejtësi të tejkaluar, ja sic mund të shihni para 3 dite nga pakujdesia dhe shpejtësia e madhe me makinë sa nuk mbyti një familje të tërë u hyri në shtëpi”, tha për TVM2 një banor.

Banorët besojnë se kompetentët këtë herë nuk do të mbeten të shurdhër dhe kërkesat e tyre, të cilat siç thonë ata nuk kërkojnë investime të mëdha, do të realizohen.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...