Kumanovë: Instituti i transfuziologjisë ka mjaftueshëm gjak

nga Redaksia

Kumanovë, 29 shtator – Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë po rrjedh procesi i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile. Ekipi ynë vizitoi këtë institut me qëllim që për nga afër të shohim se si po rrjedhë procesi dhe puna e këtij instituti human.

“Gjaku ka kohë ta pres pacientin, kurse pacienti në sallat e operacionit në momentet më kritike nuk ka kohë ta pres njësinë e gjakut në momentet më të nevojshme. Gjendja është nën kontroll kemi gjak dhurues të rregullt kështu që për momentin ne si shërbim pran Institutit të Transfuziologjisë në Shkup i mbulojmë kërkesat e pacientëve, nevojat e pacientëve në Kumanovë dhe dy qytete tjera si Kriva Pallankë e Kratovë.”, tha Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.

Dr. Driton Bilalli, na njoftoi se kohëve të fundit vazhdimisht ka rritje të numrit të qytetarëve që vijnë për të dhuruar gjak, ai gjithashtu i hodhi poshtë dhe si të pa baza akuzat se kinse në këtë institut nuk ka mjaftueshëm njësi të gjakut.

“Po është e vërtetë se gjatë muajve të verës dolën disa dezinformata se nuk ka rezerva të gjakut, e vërteta është se rezerva të gjakut ishin të zvogëluara por që kemi patur rezerva edhe në atë periudhë, ajo ishte se si në çdo verë është pak më e vështirë për disa arsye sepse gjatë verës shkollat, univerzitetet nuk punojnë ka mundësi që për shkak të lëvizshmërisë së njerëzve të kemi shumë aksidente qoftë rrugore apo nëpër dasma kështu që kërkesa është më e madhe kurse nga ana tjetër gjak dhurimi është më i stagnuar në një far forme, gjegjësisht zvogëlohet numri i gjak dhuruesve.”, u shpreh Dr. Bilalli.

Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë përderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More