Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Pas reagimeve të shumta për shkak të pasuseve ofenduese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë”, menjëherë reagoi edhe MASH duke ndërmarr hapa konkret për mënjanimin e këtyre teksteve shkollore me përmbajtje ofenduese. Ndërkohë që zv/ministri për arsim dhe shkencë, Arafat Shabani, tha sot, se janë formuar komisione pune dhe të njejtit kanë filluar me punë, me qëllim mënjanimin e tyre.

“Si gjitha çështjet tjera në arsim, unë si zv/ministër në bashkëpunim me ministren e arsimit dhe shkencave prej fillimit jemi në këtë procedurë dhe bashkërisht në suaza të ligjit dhe procedurave nën ligjore formuam komisionin, komisioni ka filluar me punë dhe shpresojmë që shumë shpejtë dale me rekomandime e që pastaj ministresha të marre vendim, kështu që jam i kyçur direkt, unë nga pozicioni i zv/ministrit”, tha mes tjerash Shabani.

Shabani, nuk deshi të prononcohet për atë se cila ishte arsyeja që deputeti aktual Arbër Ademi ishte prezent gjatë takimit mes ministres Carovska me zv/kryeministrin Artan Grubi.

“Ministresha, qëndrimet e ministrisë në nivel më të lartë i ka koordinuar punët me zv/kryeministrin, sa i përket pyetjes se pse deputeti aktual ishte në atë takim, duhet ti drejtoheni deputetit se në çfarë cilësie ishte ai aty”, tha mes tjerash Shabani.

Pofesorë,nxënës e intelektualë të tjerë shqiptarë në RMV konsiderojnë se duhet tu jipet fund provokimeve të këtilla të ulta shkencore që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve në RMV

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...