Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kumanovë, mjeku sulmon mjekun

Kumanovë, 26 shtator – Ndërsa mjekët vazhdimisht ankohen se janë të rrezikuar nga sulmet e pacientëve dhe familjarëve të tyre, ata tashmë ndjehen të rrezikuar edhe nga kolegët e tyre mantel bardhë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në spitalin e Kumanovës, kur është sulmuar mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit thotë se është sulmuar dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk I është përgjigjur telefonatës së tij. Fazliu, gjithashtu tha se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se nuk ka marr në kontroll shëndetësor një nga të afërmit e mjekut, Ylber Isufi.

“Ka ora 8 e 15 minuta, ka ardhur kolegu prej shtëpisë. Unë isha në detyrë në zyrën time, e hapi derën me këmbë, fuqishëm e ka goditur derën, u fut në zyrën time. Më kapi për fyti, unë I thash kolegë çfarë është puna, çka kam bërë. Më tha të kam telefonuar e ti nuk e je përgjigjur. I thash nuk jam për tu përgjigjur, jam në detyrë zyrtare duke u kujdes për pacientët në repart. Isha I rrezikuar, duke ik nga zyra ime dritaren e kisha të hapur. Nuk ka nevojë kolegët të frikohen nga kolegët, kjo është pa koment, nuk kam koment se çfarë sjellje nga ana e kolegut”, deklaroi Shukri Fazliu, mjek.

Mjeku Ylber Isufi hodhi poshtë të gjitha akuzat e kolegut të tij, Shukri Fazliu. Ai thot se vetëm kishte kërkuar sqarim nga Fazliu se përse nuk e kishte pranuar në kontroll shëndetësore pacientin që kishte pritur për gati një orë.

“Kam hy në dhomë të tij dhe në mënyrë normale ndërsa ai në mënyrën arrogante më është vërsul edhe drejtuar duke më thënë dil jashtë dhe më ka fyer. Nuk është e vërtetë që është sulmuar, më vjen çudi. Ka dëshmi aty që 45 minuta ka prit pacienti dhe nuk I është dhënë ndihma. Është pastruesja dhe infermierja që kanë kërkuar ta thirr pacientin, ka thënë do ta pres mjekun tjetër. 45 minuta ka prit dhe është detyruar të shkoj në ordinancë private përsëri”, u shpreh Ylber Isufi, mjek.

Fazliu ndërkohë thotë se rasti është paraqitur në polici ku edhe ka dhënë dëshminë e tij për sulmin e kryer në vendin e punës. Fazliu thotë se për shkak të dhimbjeve në kokë dhe krahëror dhe shqetësimeve nga sulmi i kryer është shtrirë për trajtim mjekësor. Vitet e fundit mjekët disa herë kanë qenë cak i sulmeve të pacientëve të pakënaqur nga shërbimet shëndetësore.

Postime të ngjashme

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

Dy shtetas serb janë privuar nga liria, janë gjetur 62 emigrantë në automjetin transportues “man”

R Zh

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...