Kumanovë, numër rekord i zjarreve

nga Redaksia

Kumanovë, 5 korrik – Me rritjen e temperaturave gjatë muajit që lam pas por edhe tani në muajin korrik, në rajonin e Kumanovës dukshëm është rritur numri i zjarreve. Vetëm gjatë muajit qershor, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kumanovës regjistroi madje 75 ndërhyrje, shumica prej tyre në komunën e Kumanovës. Sipas komandantit të kësaj Njësie, faktori njeri është shkaku i këtyre zjarreve, pasiqë në hapsira të thata po djegin mbeturinat, dhe se të njëjtit po rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

“Nga fillimi i muajit qershor e deri me 30 qershor janë evidentuar 35 intervenime në shuarjen e zjarreve, nga këto 56 zjarre janë në ambient të hapur kurse prej tyre madje 25 zjarre janë në hapësirën mes lokalitetit Stari Llozja dhe Tush Market, shpresoj se do të ndërpritet çmenduria e individëve të caktuar dhe  vënia e zjarreve nga të gjitha anët, duke i vënë në rrezik njerëzit që jetojnë në atë mjedis. Sa për ilustrim në atë lokalitet së fundmi kishim një intervenim me tri automjete dhe 8 zjarrfikës. Thjeshtë zjarri kishte përfshirë disa oborre të shtëpive. U apeloj qytetarëve të mos ndezin zjarre gjatë këtyre temperaturave të larta. Përpos interevenimeve në ambiente të hapura intervenime kemi edhe në ambiente të mbyllura. E mbulojmë edhe komunën e Likovës kurse kur paraqitet nevoja ndihmojmë edhe ne Komunën e Nagoriçit”, – tha Komandanti i NJTZK, Dejan Ilievski.

Duke e parë rrezikun qe po i kanoset sigurisë së qytetarëve, menjëherë u mblodh Shtabi Komunal për Mbrotje dhe Shpëtim në Kumanovë, me ç’rast solli edhe disa masa parndaluese për mbrotje nga zjarret.

Ndër to, siç theksoi numri një i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është edhe ajo se inspektorati komunal së bashku me policinë kanë filluar patrullime të përbashkëta me qëllim parandalimin, por edhe zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të zjarreve.

“Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim pranë komunës së Kumanovës, në takimin e fundit ka sjellur disa vendime të rëndësishme që do të shërbejnë si preventivë për mbrojtje nga zjarret. Disa ndërmarrje publike dhe inspektorate përkatëse jangë autorizuar të veprojnë komfor aktiviteteve të tyre që të veprojnë në pengimin e zjarrvënieve por edhe në sanksionimin e zjarrvënësve në bazë të ligjeve ekzistuese. Shpresojmë se me këtë do të arrihen efektet parandaluese në uljen e numrit të zjarreve” – u shpreh Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ndryshe, ditvëve të fundit zjarre kanë shpërthyer edhe në komunën e Likovës, gjegjësisht në fushat dhe kodrat e fshatrave Vaksincë e Llojan. (TVM2)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More