Kumanovë: Regjistrues maqedonas në familjet shqiptare, ankohen kumanovarët

Shkup, 8 shtator – Kanë mbërritur edhe ankesat e para lidhur me procesin e Regjistrimit. Pikërisht në Kumanovë, banorë e lagjes shqiptare “Kiro Fetak” (Orta Bunar) të Kumanovës, kanë shpalosur revoltën e tyre lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve, vetëm maqedonas. “A besoni se ato e pyesnin nanën teme maqedonisht, kurse ajo asnjë fjalë maqedonisht nuk e kupton. Mbet tu i shiku në sy nana”, ka thënë për Gazetën Lajm, Skendër T. duke shtuar se “disa shprehje kur mi parashtrojshin, as unë vetë nuk i kuptojsha, e leje më nana”. Ai ka thënë se shumë banorë shqiptarë të kësaj lagjeje Kumanovare, në qendër të qytetit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë ngritur alarmin, por shumica e tyre kanë patur frikë, prandaj janë tërhequr në momentin e fundit.

 


“Cili është qëllimi i Regjistrimit nuk po e kuptoj, të regjistrohemi apo të mos regjistrohemi. Pse i kanë çu regjistruesit maqedon te ne, a vetëm me na provoku. Ku janë regjistruesit shqiptarë?”, është ankuar Mesud R., i cili është zotuar se do t’i ftojë mediat për t’i njoftuar me këtë “marifetë të qeverisë”!
Banorë të tjerë që nuk kanë dashur ta shpalosin identitetin për arsye të ndryshme, kanë thënë së shpesh po bie edhe sistemi kompjuterik për evidentimin e banorëve. Zyrtarisht, akoma asgjë nuk është konfirmuar lidhur me këto ankesa të qytetarëve shqiptarë.

Related posts

Ministri Osmani paralajmëron veting për diplomatët

D V

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

D V

Për shkak të punëve ndërtimore nesër ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë – Ohër

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com