Kumanovë, trajtim ekologjik në deponinë “Krasta”

nga Xh M

Shkup, 27 korrik – Në deponinë rajonale Krasta në Kumanovë për herë të parë në RMV, është aplikuar metodë e re e spërkatjes së mbeturinave me koncentrat organik me mikroorganizma të gjallë. Aksioni në fjalë duhet të tregojë efektin e zvogëlimit të gazrave të dëmshme të cilat janë shkaktarë i drejtëpërdrejt i vetëdjegies së deponive por edhe pengimin e zvoglimit të të njejtave në atmosferë.

“Do të përpiqemi të krijojmë konstruksion financiar, pasi që të vërtetohet se është dhe si do të jet e përballueshme kjo metodë e trajtimit të deponisë në këtë mënyrë. Në qoftë se efektet janë në nivel dhe me të cilat do të pengohej përhapja e metanit dhe djegia e deponisë, do ti ndërmarrim të gjitha aktivitetet dhe do të kërkojmë mjete financiare si nga komuna poashtu edhe nga burime tjera”, theksoi mes tjerash Stojanovski.

Të theksojmë se iniciator dhe organizatorë të kësaj metode të spërkatjes së deponisë me dronë janë kompanitë “Adut GVN” nga Kjmanova dhe “Organika Nova” nga Shkupi kurse është realizuar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pastrim dhe Gjelbërim”. Vlen të theksohet se kjo metodë ndikon edhe në ruajtjen e ambientit jetësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More